Në Mitrovicë pritet të hapet Qendra Multidiciplinare Shëndetësore
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka, kanë pritur të martën në takim drejtorin ekzekutiv të Kolegjit Heimerer, Petrit Beqiri.
Gjatë këtij takimi Beqiri ka njoftuar nënkryetarin Mujka për synimet e Kolegjit Heimerer, i cili përpos qytetit të Prishtinës planifikon që të shtrihet edhe në qytetin e Mitrovicës duke hapur Qendrën Multidiciplinare Shëndetësore.
“Qëllimi kryesor i themelimit të kësaj qendre është përmirësimi i shëndet të qytetarëve të Mitrovicës përmes ofrimit të shërbimeve shëndetësorë me cilësi dhe metodologji te standardeve të larta evropiane”, ka thënë Beqiri.
Qendra Multidiciplinare do të ofrojë një gamë të gjerë të shërbimeve të cilat mungojnë përgjithësisht në Kosovë e në veçanti në Komunën e Mitrovicës si: logopedi, ergoterapi, mjekësi familjare dhe rehabilituese.