“Në Mitrovicë të Veriut mblidhen nënshkrimet për shkarkimin e Atiqit”

19 janar 2024 | 08:10

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Nexhat Ugljanin, thotë se grupi iniciues serb ka arritur numrin e duhur për dorëzimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Ai tha se qytetarët serbë dje gjatë ditës kanë nënshkruar peticionin grupe-grupe dhe janë mbledhur mbi 4 mijë nënshkrime.

“Kanë arritur numrin e duhur sipas informatave që i kemi nga terreni edhe nesër do të mbledhin deri në pasdite edhe sigurisht që do të dorëzojnë mas pari në Mitrovicën e Veriut, por edhe në Leposaviq peticionin. Sipas informatave, në mënyrë të organizuar dje ka shkuar procesi, kurse tani përmes kritikave që i kemi dhënë përmes mediave që janë detyruar e kërcënuar që institucionalisht që të dalin në peticion. Sot e kanë ndërruar mënyrën e daljes edhe janë dalë nëpër grupe të caktuar 3 deri në 4 persona”, tha ai në Tëvë1.

Ai tha se numri i nënshkrimeve ka arritur në 4 mijë dhe se nesër pritet ta dorëzojnë peticionin në Kuvend Komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E gjithë bota është në ankth se kush do të…