Në Mitrovicën e Jugut sekuestrohet një armë
04 janar 2022
| 13:26
Policia në Mitrovicën e Jugut, në orët e mbrëmjes së datës 3 janar ka sekuestruar një armë.
Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën “Kalabria” në Mitrovicë, në kohën kur Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) ndodhej në zbatim të masave kundër Covid-19.
Gjatë kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.