Në momente intime me Georgina Rodriguez, Ronaldo nuk i kursen pozat nga jahti luksoz

14 korrik 2021 | 11:49

Pas përfundimit të aventurës së Portugalisë në Euro 2020, Cristiano Ronaldo ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka nisur pushimet me familjen e tij.

Futbollisti i famshëm nuk i ka kursyer fotot nga jahti luksoz, ku shfaqet i lumtur dhe i qeshur pranë Georgina Rodrigues dhe fëmijët e tij.

Sulmuesi i Juventusit gjithashtu ka ndarë me ndjekësit edhe disa momente intime me partneren e tij seksi. Të shtrirë në jaht, ata i kanë dhuruar njëri-tjetrit puthje në buzë. Madje vihet re se Ronaldo është shumë i qeshur pranë saj.

“Dashuria ime”, ka shkruar 36-vjeçari bashkëngjitur me foton në fjalë, të cilat janë pëlqyer menjëherë nga miliona ndjekësit e tij.

Edhe bukuroshja spanjolle ka publikuar të tjera fotografi të çiftit, teksa shijojnë një xhiro në jaht.

Në momente intime me Georgina Rodriguez, Ronaldo nuk i kursen pozat nga

Në momente intime me Georgina Rodriguez, Ronaldo nuk i kursen pozat nga

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet finale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari i…