Në momentin që Lista Serbe na vë kushte e prishim Qeverinë

08 qershor 2020 | 23:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Lista Serbe nuk do ta kushtëzojë punën e Qeverisë Hoti.

Ai i është përgjigjur një deklarate të anëtarit të VV-së, Haki Abazi, ku tregonte kushtet që i kishte vënë Lista Serbe për tu futur në koalicion me LDK’në, AAK’në dhe Nismën.

“Këto janë vetëm propaganda”, thotë ai. “Qeveria Hoti nuk varet nga Lista Serbe. Në momentin që Lista Serbe në vë kushte, e prishim Qeverinë”, shton Selmanaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një turnir në futboll të vogël do të organizohet më…