Në moshën 35-vjeçare humbi virgjërinë, aktorja jep një mesazh
28 mars 2024
| 12:44
Rebel Wilson, aktorja 44-vjeçare australiane, së fundmi bëri një rrëfim personal duke thënë se e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo shpreson se duke ndarë historinë e saj, mund të dërgojë një mesazh pozitiv për vajzat që të mos nxitohen në përvoja të tilla.
“Prisni derisa të jeni gati ose prisni derisa të bëheni pak më të pjekur”, tha aktorja.
“Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të tridhjetat si unë, por nuk duhet të ndjeni presion sa jeni të rinj”, shtoi ajo.
Wilson gjithashtu reflekton mbi përvojën e saj si adoleshente, duke pranuar se ndihej në siklet dhe e shmangte sa më shumë temën e virgjërisë. Aktorja theksoi se secili ka kohën e tij dhe nuk duhet të ndihet nën presion për t’u përshtatur me pritjet e shoqërisë.