Në moshën 51-vjeçare, Afërdita Paqarada mahnit me dukjen atraktive dhe provokuese

10 nëntor 2023 | 15:56

Ish-missi kosovar Afërdita Paqarada është komentuar gjithmonë për dukjen e saj tërheqëse.

Ajo është herë pas here aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet profesionale.

Së fundmi, një video e saj e publikuar në rrjetin social TikTok është shpërndarë me të madhe nga ndjekësit.

Bëhet fjalë për një video, ku ajo shfaqet me një dukje mjaft atraktive në një sallon bukurie, gjersa shfaq pak nga gjoksi i saj atraktiv përmes dekoltesë së hapur të fustanit.

Vitin e kaluar, Afërdita festoi 50-vjetorin e lindjes në një festë luksoze në shtëpinë e saj, por duket se vitet vazhdojnë të mbesin vetëm numra për bukuroshen e shpallur miss.

Ajo vazhdon të qëndrojë vitale dhe tejet në top formë edhe në moshën 51-vjeçare, falë një jete aktive sportive dhe një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi, e ka rrëfyer para…