Në moshën 51-vjeçare vdes këngëtari i njohur

06 shkurt 2021 | 07:59

Në moshën 51-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka vdekur këngëtari i njohur, Rifat Kida.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani, përmes një postimi në “Facebook”.

“Miq e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndërroi jetë vllai im Rifat Kida ,,,,,Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, shkroi Lumani.

Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë më të njohur që mbante emrin “Jahë Salihu Nivokaz”, prej nga ishin edhe këngëtarët, të cilët shpejt me zërin e tyre të veçantë e këngën e tyre u bënë të famshëm gjithandej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para 22 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i…