Në Moskë dhe Shën Petërsburg shpërthejnë protestat kundër agresionit rus në Kiev
24 shkurt 2022
| 19:40
Rusët kanë nisur të humbin durimin me presidentin e tyre, Vladimir Putin.
Qindra njerëz morën pjesë në një protestë në Moskë dhe Shën Petërsburg sot pasi i pari i shtetit rus filloi një sulm “të plotë” nga toka, deti dhe ajri në Ukrainë, raporton skynews.
Një person u fotografua duke u arrestuar nga policia ruse gjatë demonstratës, ndërsa të tjerët mbanin pankarta ku shkruhej “Jo luftë. Liri për të burgosurit politikë”.
Theksojmë se Rusia është një ndër shtetet që më së shumti u shkelën të drejtat e njerëzve dhe protestat shpeshherë nuk lejohen.
Ndryshe, Rusia tashmë ka marr nën kontroll disa prej rajonet të shtetit ukrainas ndërsa mediat ndërkombëtare kanë raportuar edhe për viktima.