Në MPB do të diskutohet lidhur me fushatën e legalizimit të armëve
Nesër e (e premte) në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet konferencë për media në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra”, ku do të diskutohet për progresin e deritanishëm, si dhe prezantohen planet konkrete lidhur me këtë fushatë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë Izmi Zeka, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Alessandra Roccasalvo, u.d. përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë si dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Konferenca do të mbahet në orën 10:30 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, salla P.02.
Fushata e legalizimit, pjesë e përkrahjes afatgjatë nga Projekti për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i UNDP-së, u mundësua përmes kontributit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane.
/Epoka e re/