Në MPB u bë prezantimi i projektit C3K për forcimin e sigurisë kibernetike

21 dhjetor 2018 | 11:40

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Këshilli për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga Koordinatori Nacional për Siguri kibernetike, Selami Shkodra, ka mbajtur takimin planifikues për të diskutuar detajet rreth implementimit të projektit për siguri kibernetike (C3K), projekt i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP-së), Projektit të Kosovës për Siguri (KSSP), financuar nga Qeveria Norvegjeze.

Me këtë rast zëvendësministri Shkodra ka përsëritur se siguria kibernetike është me prioritet të lartë në agjendën e MPB-së dhe sipas tij janë duke u bërë përpjekje serioze për të rritur sigurinë kibernetike dhe përmirësuar sjelljen tonë kibernetike kombëtare.

Ai ka theksuar se ka ende shumë punë për të bërë dhe se ndërtimi i sigurisë kibernetike do të jetë një përpjekje afatgjatë.

Ndërsa Alain Lapon nga UNDP KSSP, ka prezantuar projektin C3K, duke shpjeguar se si ky projekt do të forcojë sigurinë kibernetike në Kosovë përmes zbatimit të një fushate të informimit për popullatën e përgjithshme.

Ai ka pohuar se përmes këtij projekti do të përfitojnë gjithashtu për personat juridikë që posedojnë dhe menaxhojnë infrastrukturën kritike të informacionit, ofrojnë softuer dhe trajnime profesionale të certifikuara për Ekipet Reaguese për Emergjenca Kompjuterike (CERT) në kuadër të Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ofrojnë zhvillim të kapaciteteve në hetimet në internet dhe darknet për përfaqësuesit e përzgjedhur nga Policia e Kosovës.

Gjatë takimit, anëtarët u shprehen të gatshëm të ofrojnë bashkëpunim dhe sollën një perspektivë unike dhe të fuqishme për problemet e sigurisë kibernetike.

Në fund zëvendësministri Shkodra ka theksuar se Këshilli do të ofrojë mbështetje të pakursyer në implementimin e aktiviteteve konkrete dhe kërkoi nga anëtarët e Këshillit mbështetje dhe bashkëpunim për realizimin dhe arritjen e rezultateve të përbashkëta.

Projekti C3K parashihet të implementohet brenda periudhës dy vjeçare dhe do të realizohet në partneritet të ngushtë me Këshilli Shtetëror i Sigurisë Kibernetike, MPB-në dhe Policinë e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DJ i njohur, Avicii, emri i vërtetë i të cilit…