Në muajin nëntor 7 636 pacientë kanë kërkuar shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente
03 dhjetor 2019
| 13:58
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë muajit nëntor, 7 636 pacientë kanë kërkuar shërbime mjekësore.
Prej tyre, 1 766 persona janë trajtuar në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor.
Ekipet mjekësore kanë intervenuar në 442 raste të natyrave të ndryshme, kurse janë realizuar 156 operacione.
Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, për shkak lëndimeve të marra, 535 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Në bazë të raportit të punës, me udhëzim të mjekëve, 843 persona janë bartur në klinika të ndryshme për trajtim të mëtutjeshëm.
/Epoka e re/