Në mungesë kuorumi nuk votohen disa raporte e projektligje

23 korrik 2018 | 12:42

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare ku në rend dite janë një varg pikash, projektligje e raporte që po presin votimin e deputetëve.

Edhe në këtë seancë, Kuvendi po përballet me mungesë kuorumi, e kjo bëri që qysh në minutat e parë të seancës të shkohet në pauzë 10 minutëshe.

Ndërkohë, në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, Kuvendi miratoi projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovë.

Në këtë seancë, u miratua edhe raporti vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër festimit të 58-vjetorit të lindjes së legjendës Fadil…