Në mungesë të të birit, nëna e Kadri Veselit feston ditëlindjen e 92-të

15 qershor 2021 | 23:31

Nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka festuar 92-vjetorin e ditëlindjes.

Në mungesë të të birit të saj, Kadriut, për ditëlindjen e nënës Ajshe janë kujdesur familjarët e tjerë.

Në një urim të mëhershëm të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së njërit prind, kishte thënë se jeta e prindërve të tij ka qenë dhe do të mbetet frymëzim për të dhe fëmijët e tij.

Një muaj më parë Veseli kishte ardhur në Kosovë nga Haga për shkak të shëndetit të babait të tij, por më pas u raportua se ai kishte takuar edhe familjarë të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e botës, Franca e nis me këmbën…