Në mungesë të kuorumit dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet
Në mungesë të kuorumit ka dështuar sot mbajtja e mbledhjes së Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Pikë e rendit të ditës në mbledhjen e këtij komisioni ishin rekomandimet e grupit punues rreth pagave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Komisioni po ashtu kishte në rend dite për shqyrtim Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, dhe shqyrtimin e Projektligjit për Pajisjet nën Presion dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Ne rend dite të këtij takimi ishte edhe raporti me rekomandime lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Komisioni për Buxhet dhe Financa ka vendosur që këtë mbledhje ta mbajë nesër (e mërkurë) në orën 11:00.