Në mungesë të kuorumit, dështon sërish votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

17 shtator 2020 | 11:35

Në mungesë të kuorumit, deputetët e Kosovës sërish kanë dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia Covid-19.

Në seancë kanë marrë pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.

Projektligji parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensinonale (Trusti).

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike përmban shumë ndihma dhe lehtësira që bizneset të ruajnë kapacitetet prodhuese dhe të ruajnë numrin e punëtorëve.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish nuk i kanë dhënë…