Në mungesë të kuorumit nuk u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Podujevës
Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Podujevës të paraparë të mbahet sot, nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit.
Me propozimin e shefes së grupit së Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Stublla, për shkak të mungesës së grupit të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme dhe të njëjtit mungojnë, asamblistët e LV-së liruan sallën e Kuvendit Komunal.
Gjithashtu me propozimin e shefit të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike, Bashkim Syla, për shkak të mungesës së anëtarëve të cilët kanë inicuar mbledhjen, grupi i anëtarëve të PDK-së lirojnë sallën e mbledhjes.
Kryesuesi i kuvendit komunal, Hilmi Hoxha mbylli mbledhjen duke u shprehur se “Në mungesë të kuorumit, mbledhja do të mbahet në ndonjë ditë tjetër”.