Në mungesë të kuorumit, nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit
13 dhjetor 2021
| 15:03
Të hënën është mbajtur mbledhja për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës se Rahovecit për katër vitet e ardhshme. Në këtë mbledhje nuk është zgjidhur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Fatmir Iska nga AAK-ja ka propozuar Afrim Dinën kandidat për kryesues, kurse LV-ja, LDK-ja dhe PDK-ja kanë deklaruar se nuk kanë kandidat për kryesues.
Pas përfundimi të propozimeve, anëtarët e kuvendit nga subjektet politike, LV, LDK dhe PDK kanë lëshuar mbledhjen.
Rasim Faliu, udhëheqës i mbledhjes ka kërkuar nga sekretaria e kuvendit që të shikojë nëse ka kuorum, për të vazhduar mbledhjen duke thënë se kjo mbledhje, përfundon këtu deri në mbledhjen e radhës.