Në Naimakka të Suedisë temperaturat arrijnë në -43 gradë celsius

06 dhjetor 2021 | 19:46

Sot në Naimakka në Norrbotten të Suedisë, temperaturat kanë thyer rekord sa i përket të frohtit.

Ato kanë shkuar deri në -42.7 gradë celsius. Me këto temperatura të ulta është thyer rekordi për këtë sezon, raportin TT.

Sot në kohën e drekës Naimakka kishte -42.7 gradë celsius, që duhet të jetë temperatura më e ulët e matur për këtë sezon, ka deklaruar meteorologia e SMHI Emma Härenstam për TT.

Megjithatë, edhe pse temperaturat kanë shkuar deri në -43, është një rrugë e gjatë për t’u thyer rekordi në këtë pjesë të Suedisë.

Në Hemavan të Västerbottenit 40 vjet më parë, më 30 dhjetor 1978, temperaturat kishin arritur deri në -48.9 gradë celsius.

Shkruan: Shaban Rexhaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryesuesin dhe anëtarët e…