Në Napoli do të luhet ndeshja Itali-Argjentinë për Kupën Maradona

14 korrik 2021 | 15:40

Kampionia e Evropës, Italia do të sfidojnë kampionen e Amerikës së Jugut. Konfirmimi ka ardhur edhe nga FIFA.

Organi më i lartë i futbollit botëror miratoi duelin ndërmjet Italisë dhe Argjentinës, për nder të Diego Armando Maradonës. Ideja sugjestionuese për të vendosur përballë skuadra të dy vendeve që kanë lënë gjurmë në karrierën legjendare të Pibe de Oro u miratua edhe nga FIFA. Ndeshja do të luhet në Napoli, në shtëpinë e dytë të Maradonës, ndërsa mendohet që organizimi të zhvillohet në dhjetor të këtij viti, ose në janar të 2022-shit.

Itali-Argjentinë do të luhet në vend të Kupës së Konfederatave, trofeut që nga viti 1992 deri në 2017-n vendoste përballë të gjithë kampionët e turneve kontinentalë, të cilëve u shtohej edhe skuadra e vendit organizator. Një ndeshje historike, e cila do të jetë përsëritja e gjysmëfinales së Botërorit 1990, aty ku të kaltrit ishin të pafat, ndërsa argjentinasit më pas humbën në finale me Gjermaninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të investimeve në KEDS, Faruk…