![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/osmani-13.jpg)
Në natën e Krishtlindjes, Osmani në familjen Kaçinari
25 dhjetor 2020
| 11:45
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, me rastin e Krishtlindjes ishte mysafire në shtëpinë e Greta Kaçinarit.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se festat fetare na mbajnë bashkë çdoherë.
“Në natën e Krishtlindjes isha mysafire në shtëpinë e zonjës Greta Kaçinari, e cila e hapi zemrën dhe derën me një mikpritje tejet të ngrohtë e miqësore nga ku i përcollëm urimin për Krishtlindje të gjithë bashkëqytetarëve tanë të krishterë. Me të ngremë dolli dhe kujtuam edhe kompozitorin e madh Gjergj Kaçinarin, i cili la një trashëgimi të pasur muzikore. Festat fetare na mbajnë bashkë çdoherë, ndaj edhe kësaj here, urimet më të ngrohta dhe gëzuar për jetë e mot Krishtlindjen!”, ka shkruar Osmani.