Në nder të sakrificës për liri – Koalicioni për Familje nderon heroin Zahir Pajaziti në përvjetorin e rënies
Në përvjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, një prej figurave kyçe të luftës për liri, drejtuesit e Koalicionit për Familje, z. Eman Rrahmani, z. Selim Pacolli dhe z. Fatmir Smajli, së bashku me kandidatët për deputetë, bënë homazhe pranë Kullës së tij.
Duke vendosur kurora lulesh dhe përkujtuar veprën e tij, ata shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e heronjve të kombit dhe rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës për brezat e ardhshëm.
“Koalicioni mbetet i përkushtuar për të çuar përpara idealet për të cilat heronjtë tanë sakrifikuan, duke punuar për një të ardhme më të drejtë dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët,” u tha në mesazhin e tyre.
Përmes kësaj ceremonie përkujtimore, Koalicioni për Familje riafirmoi angazhimin për vlerat kombëtare dhe përpjekjet për një shoqëri që ndërton të ardhmen mbi sakrificën dhe heroizmin e të rënëve për liri.