Në nderim të 20-vjetorit të rënies heroike sot, përkujtohet dëshmori i atdheut Beqir Limani
15 shtator 2018
| 01:13
Nën organizimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup si dhe nën përkujdesjen e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmetit do të mbahet Akademi përkujtimore në shënim të 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të atdheut Beqir Limani me moton “DREJT AMANETIT TË BACËS BEQË”.
Nderim-përkujtimi tek vend-përjetësia e tij në fshatin Kollarë të Kërçovës do të bëhet më 15 shtator duke filluar nga ora 13:00.
Shpalosja e pllakës përkujtimore tek vend-përjetësia e tij do të bëhet në ora 15:00, ndërsa më datën 18 shtator 2018 mbahet Akademi përkujtimore në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Shkup duke filluar në ora 17:00.