NË NDERIM TË NËNË STANËS DHE SHTËPISË SË SAJ, SHTËPI MUZE E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

10 tetor 2024 | 12:16


Ismet Sylejmani

Takim në nderim të kontributit në luftën e UÇK-së, të Nënë Stanës, të bashkëshortit të saj Nua Gashit, të familjes, të djemve dhe të shtëpisë së tyre në fshatin Brus, Lagjja Peshter!

Në kuadër të nderimit të familjes së Nua dhe Stana Gashit dhe të familjes së tyre, e në mënyrë të veçantë djemëve të tyre, bashkëluftëtarëve tanë, luftëtar me armë në dorë të UÇK-së, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi , u takuam edhe me ish-Komandantin e ZOK-ut të UÇK-së Ahmet Isufin dhe me Komandantin e Batalinit të 4-të, të Brigadës 153 të ZOLL-it të UÇK-së dhe përgjegjës i Koridorit furnizues, Mramor-Peshter- Zhegovc, bashkëluftëtari Ejup Gashi – Mala!

Ahmet Isufi, bashkë me Shukri Bujën dhe Rrustem Mustafen, është njeri nga tre ish – Komandantët e Zonave Operative të UÇK-së, që ka qëndruar në shtëpinë heroinë e heshtur, shtëpi e cila është vizituar nga më shumë se 300 ushtarë të UÇK-së, të cilëve: Nëna Stanë në shtëpinë e saj i ka pritur, ju ka shtruar bukë dhe i ka përcjellur për frontet e luftës për liri!

Nga ajo shtëpi kanë hyrë dhe dalur shumë ushtarë të UÇK-së, të cilët më vonë kanë rënë Dëshmor të Kombit dhe kanë përfunduar të plagosur të lirisë, por edhe pas luftës, janë bërë drejtues të Shtetit të Kosovës dhe janë dalluar në veprimtari kombëtare!

I përbashkët ishte përfundimi, që nderimi për Nënën Stana Gashi, të jetë i përmasave të mëdha e në nivel Kosove, kurse Shtëpia e kryefamiljarit Nue Gashi, shtëpia e Nënës Stana Gashit, shtëpia e vëllezërve luftëtar të lirisë, ushtar të UÇK-së, bashkëluftëtarëve tanë Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi, të shpallet EDHE SHTËPI MUZE E KOMBIT, EDHE SHTËPI BAZË E UÇK-së dhe ta marrë në mbrojtje, Shteti i Kosovës dhe sektori përkatës i Mbrojtjes së Vlerave kombëtare dhe të luftës së UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Tetor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka…