NË NDERIM TË NËNË STANËS DHE SHTËPISË SË SAJ, SHTËPI MUZE E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Ismet Sylejmani
Takim në nderim të kontributit në luftën e UÇK-së, të Nënë Stanës, të bashkëshortit të saj Nua Gashit, të familjes, të djemve dhe të shtëpisë së tyre në fshatin Brus, Lagjja Peshter!
Në kuadër të nderimit të familjes së Nua dhe Stana Gashit dhe të familjes së tyre, e në mënyrë të veçantë djemëve të tyre, bashkëluftëtarëve tanë, luftëtar me armë në dorë të UÇK-së, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi , bashkë me Fatmirin, u takuam edhe me bashkëluftëtarin e UÇK-së Naser Ahmeti – Celi, nga Verbica e Zhegocit, njërin nga të parët që është njohur me pjestarët e familjes Gashi, konkretisht me bashkëluftëtarin Fatmir Gashi!
Ashtu sikur ish- Komandanti ZOK-ut të UÇK-së Ahmet Isufi, sikur ish -Zv. Komandanti i ZOK-ut të UÇK-së Shemsi Syla, edhe sikur ish-përgjegjës i Koridorit furnizues, Mramor-Peshter- Zhegovc, bashkëluftëtari Ejup Gashi – Mala, edhe Ushtari e Komandanti i Togut në Brigadën 171 ”Kadri Zeka” të ZOK-ut të UÇK-së, edhe Naser Ahmeti-Celi, e mbështetë nismën që nderimi për Nënën Stana Gashi, të jetë i përmasave të mëdha e në nivel Kosove, kurse Shtëpia e kryefamiljarit Nue Gashi, shtëpia e Nënës Stana Gashit, shtëpia e vëllezërve luftëtar të lirisë, ushtar të UÇK-së, bashkëluftëtarëve tanë Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi , të shpallet EDHE SHTËPI MUZE E KOMBIT, EDHE SHTËPI BAZË E UÇK-së dhe ta marrë në mbrojtje, Shteti i Kosovës dhe sektori përkatës i Mbrojtjes së Vlerave kombëtare dhe të luftës së UÇK-së!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Tetor 2024!