Në ndërtesën e Qeverisë vendoset flamuri i ShBA-ve

11 prill 2020 | 21:17

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës sot është vendosur flamuri i ShBA-ve. Kjo është bërë në shenjë solidarizimi me popullin amerikan, për faktin se mbi 20 mijë qytetarë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e virusit Covid- 19.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka postuar fotografinë me flamurin amerikan në profilin e tij në “Instagram”.

“Jemi thellësisht të pikëlluar që mbi gjysmë milioni amerikanë janë prekur nga virusi Korona dhe mbi 20 mijë kanë vdekur. Në ditët më të errëta për njerëzimin, Amerika shkëlqeu si fanar drite për miliona njerëz, prandaj ne sot qëndrojmë së bashku me të”, ka shkruar Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…