Në nëntor mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Greqi
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka pritur në takim zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, dhe drejtorin e Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya.
Gjatë këtij takimi është biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të dyja palëve në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë.
Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe për organizimin e forumeve ekonomike që kanë për qëllim ngritjen dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve nga sektori ekonomik me vendet që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.
Njëri prej tyre është Forumi Ekonomik që do të organizohet në nëntor në Athinë në mes të Kosovës dhe Greqisë ku do jenë pjesëmarrës ndërmarrësit nga të dyja vendet.
/Epoka e re/