Në nëntor rikthehen “Friends”

05 prill 2021 | 11:48

Seriali i famshëm “Friends” do të vijë në ekran në 26 nëntor, Ditën e Falenderimeve. Xhirimet e tij u shtyn për shkak të Covid-19 dhe skenat ishin të pamundura të bëheshin në zona ku kishte grumbullime.

Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj por përhapja edhe të varianteve të reja e ndaloi këtë.

Lajmi i mirë është që javën që vjen do nisë xhirimi i episodit special të ribashkimit të ‘Friends’.

Aktorët e famshëm do të bashkohen edhe njëherë, për të na dhuruar kujtimet më të bukura nga ky serial që pëlqehet nga fansa në mbarë botën.

Kjo është konfirmuar nga aktori i njohur David Schëimmer, i cili tha se do të nisej drejt Los Angeles për të filluar me xhirimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…