Në një bankë deponohen 251 monedha false nga 2 euro
08 nëntor 2023
| 08:33
Në një bankë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë janë deponuar dje 251 monedha nga 2 euro false.
Vlera e tyre është 502 euro.
Po ashtu, në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që, po ashtu, dyshohet se është e falsifikuar.
“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.