Në një fshatë të Polonisë lindin vetëm vajza
20 gusht 2019
| 11:32
Në Poloni është një fshat ku prej nëntë vjetësh nuk ka lindur asnjë djalë. Bëhet fjalë për fshatin Odrzanskie, i cili në total ka 270 banorë.
Pikërisht për këtë lajm, ky fshat kohët e fundit është bërë shumë i famshëm, duke marrë vëmendjen e shumë medieve ndërkombëtare.
Djali i fundit në këtë fshat ka lindur para nëntë vjetësh, ndërsa kreu i fshatit ka ofruar edhe një shpërblim për çiftin që do të lindë djalë.