Në një lidhje me partnerin e së motrës? Kim Kardashian u përgjigjet kritikuesve
Kourtney Kardashian po jeton momentet më të bukura, ndërsa është në një lidhje dashurie me artistin Travis Barker.
“Ata janë shumë të dashuruar dhe vazhdimisht shprehin afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Ata kanë një lidhje shumë të fortë”, kanë thënë disa burime për çiftin për “ET”.
Burimet kanë treguar se Kourtney dhe Travis i qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit në çdo moment.
“Travis e bën Kourtney-n të ndihet speciale dhe ai i tregon gjithmonë se sa shumë e do dhe sa e rëndësishme është ajo për të. Kourtney ka qenë gjithmonë shumë e dashur ndaj tij gjithashtu dhe ka bërë përpjekje të mëdha për t’i treguar se sa shumë interesohet për të”.
Megjthatë, nuk është hera e parë që në rrjet flitet se dikur, Travis ka tradhtuar ish-gruan e tij me Kim Kardashian, motrën e Courtney-t. Këto fjalë morën më shumë zë ditë më parë, kur vajza e Travis Barker dhe Shanna Moankler, Alabama, tregon se prindërit iu ndanë pas tradhtisë me Kim Kardashian. Teksa jepen arsyet e ndarjes, mes tyre lexohet edhe tradhtia me motrën e Courtney-t.
Së fundmi, Kim ka reaguar për herë të parë në lidhje me këto thashetheme dhe e ka mohur plotësisht një gjë të tillë.
“JO! Rrëfim i rremë! Ne kemi qenë miq për vite me radhë dhe jam shumë i lumtur për të dhe Kourt.”, sqaroi ylli duke ju dhënë fund zërave njëherë e mirë.