Në një rrugë në Podujevë ngjitet fotografi me mbishkrim për Faton Hajrizin
21 korrik 2024
| 14:34
Në Podujevë i është vendosur një pankartë me fotografi dhe mbishkrime për Faton Hajrizit, i cili është vrarë nga forcat policore serbe pas një aksioni të madh mbarështetëror në kërkim të tij për vrasjen ndaj polici serb dhe plagosjen e një tjetri.
Pankarta është publikuar në disa faqe lokale të Podujevës në “Facebook”.
“Vendosja e pankartave me figurën e Faton Hajrizit në Podujevë dhe mbishkrimin: ‘Dy duar për një kokë e kokën për atdhe’”, është shkruar në ato postime.