Në njësinë 10 në Tiranë, Agron Shehaj i PD-së mund Lulzim Bashën dhe Sali Berishën

26 prill 2021 | 09:18

Pak minuta pas orës 8:00, është shpallur rezultati përfundimtar në njësinë 10 në Tiranë.

Në këtë njësi ka fituar Partia Socialiste bindshëm me 6007 vota. Partia Demokratike ka marrë 4550 vota. Në vendin e tretë renditet LSI me 628 vota, e ndjekur nga PSD me 208 vota.

Ndërkohë nga Partia Demokratike, më shumë vota ka marrë Agron Shehaj me 525 vota, duke mundur edhe Lulzim Bashën, i cili ka arritur të sigurojë vetëm 492 vota.

Vihet re një rekord votash për kandidatin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj. Ish ministri i brendshëm, ka arritur të sigurojë 2795 vota, gati gjysma e votave totale të PS-së në këtë njësi.

Kujtojmë se në njësinë 10 u votua elektronikisht dhe rezultati përfundimtar u shpall në orën 08:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale,…