
Në njëvjetorin e vdekjes përkujtohet regjisori Bekim Lumi
Sot do të organizohet një manifestim përkujtimor në njëvjetorin e vdekjes së regjisorit të njohur, Bekim Lumi.
Manifestimi do të hapet me moton “Unë besoj në teatër” dhe do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në orën 19:00.
Me këtë rast, përveç pikave artistike përkujtimore, do të bëhet edhe përurimi i veprës studimore të Bekim Lumit me titull “Shekspiri dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” (Një studim krahasues i tragjedisë Makbethi të William Shakespeare-it në kontekst me kodin zakonor shqiptar, Kanuni i Lekë Dukagjinit).
Shfaqja e tij e fundit u titullua “Arturo Ui” dhe erdhi për nder të 20-vjetorit të krijimtarisë së Lumit dhe 120-vjetorin e lindjes së autorit të shfaqjes, Bertolt Brecht. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, regjisori Lumi nuk ishte i pranishëm as në premierën e kësaj shfaqjeje.
Bekim Lumi në vitin 2016 është ndruar si regjisori më i mirë i vitit.