Në njëvjetorin e vdekjes, përkujtohet veprimtari i çështjes kombëtare Ali Ahmeti
22 shtator 2023
| 16:39
Gjatë ditës së sotme, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, bashkë me drejtorët komunalë, miqtë, bashkëveprimtarët dhe familjarët, bënë homazhe tek varri i Ali Ahmetit, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një prej organizatorëve kryesorë të protestave studentore të vitit 1997.
Nënkryetari Tahiri e çmoi vepren dhe kontributin e çmuar të dëshmorit Ali Ahmeti në çështjen kombëtare, duke e kujtuar si një figurë të shquar të historisë së Kosovës.
Tutje nënkryetari, Tahiri theksoi se Ali Ahmeti mbetet një nga ikonat më të rëndësishme të përpjekjeve për çlirimin e Kosovës dhe se ai është një shembull frymëzimi për brezat e rinj të vendit.