Në njëvjetorin e vdekjes së Henry Kissingerit, ambasadori Reka po lexon librin e tij të fundit

29 nëntor 2024 | 18:20

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka bërë me dije se në njëvjetorin e vdekjes së Henry Kissingerit, po e lexoj librin e tij të fundit: “Genesis; Artificial Intelligence, Hope and the Human Spirit” (me ko-autore Craig Mundie & Eric Schmidt).

“Libri analizon sfidimin e njerëzimit nga “makinat autonome”, evoluimin e “homo techniques” dhe simbiozen e tij me AI. Autorët elaborojnë 6 skenaret drejt, siç e quajnë “inteligjencës së vetme perfekte”, por edhe dilemat: nëse teknologjia mund ta zëvendësoj njeriun? Kush vendos: njeriu apo AI? Apo, si të mbrohen dinjiteti dhe vlerat njerëzore nga makinat autonome? Në një studim të tij para gjashtë vitesh, Kissinger analizonte se “si përfundon iluminizmi”, kurse në vitin 2021, parashikoi se “AI do të krijojë një epokë të re, që do të ndryshojë të menduarit njerëzor” ”, ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e…