Në Nju-Jork hapet ekspozita “Abetare” e artistit Petrit Halilaj
30 prill 2024
| 13:19
Mbrëmë është hapur ekspozita “Abetare” e artistit kosovar Petrit Halilaj në Muzeun Metropolitan në Nju Jork.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja e jashtme, Liza Gashi.
Hapja e kësaj ekspozite nga ambasadori Blerim Reka është vlerësuar si sukses i radhës diplomacisë kulturore.
“Mbrëmë në hapjen e ekspozitës “Abetare” të artistit kosovar Petrit Halilaj në Muzeun Metropolitan në New York; i pari prezantim artistik i Kosovës në qendrën botërore të artit. Një sukses i radhës i diplomacisë kulturore!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.