Në Novi Pazar propozohet që të ketë rrugë me emrin e Demaçit, Rugovës dhe Polluzhës

24 prill 2019 | 18:01

Ide të ndryshme të emërtimeve të rrugëve për në Novi Pazar, ka pasur sot në një seancë parlamentare.

Referuar propozimeve, kërkohet që rrugët në Novi Pazar të Serbisë të bartin emrat e figurave të shquara boshnjake e serbe, por pati edhe ide që ndër ta të jenë edhe emra shqiptarësh si Ibrahim Rugova, Adem Demaçi dhe Shaban Polluzha, njofton “Klan Kosova”.

Siç shkruan “rts.rs”, nga këto propozime është thënë se me emrin e Ibrahim Rugovës të emërohet rruga aktuale “Sutjeska”,  ndërsa me emrin e Adem Demaçit rruga në vendin e quajtur “Lug”.

E me emrin e Shaban Polluzhës është propozuar të emërohet rruga në “Hotkov”.

Veç këtyre emrave të shquar të figurave historike shqiptare, po ashtu janë propozuar edhe emra siç është ai i Aqif Haxhiametoviq i njohur si Aqif Efendia, kryetar i Novi Pazarit gjatë Luftës së Dytë Botërore

Në lidhje me këtë iniciativë e cila është marrë nga Këshilli Kombëtar Boshnjak ende nuk është dhënë ndonjë vendim përfundimtar.

Arsyetimi për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve të Sanxhakut del të jetë se emrat aktual të rrugëve nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë identitetin e Novi Pazarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e debatit rreth grave, paqes dhe sigurisë të…