Ne nuk jemi robotë që mund të jenë gjithmonë në 200 për qindëshin e tyre

08 shkurt 2021 | 14:59

Xherdan Shaqiri thotë se rënia e formës së Liverpoolit nuk duhet të shihet si një tragjedi dhe insiston se ai me shokë nuk janë robotë që mund të jenë gjithmonë në top-formë. Shaqiri beson ende se “Reds” kanë mundësi ta fitojnë titullin e kampionit përkundër shkëputjes së Manchester Cityt.

“Ne jemi si njerëzit normalë që kanë ngritje dhe rënie. Kjo është normale. Ne nuk jemi robotë që mund të jenë gjithmonë në 200 për qindëshin e tyre”, ka deklaruar Shaqiri pwr “Daily Mail”. “Ekipet e Premierligës janë të mira, madje edhe me ekipe të vogla është e vështirë të luash. Ekipet e mëdha janë gjithmonë të forta. Jo vetëm ne. Ndoshta, ne i kishim disa lojë ku nuk luajtëm mirë. Edhe ekipet tjera të mëdha nuk ishin në formë solide këtë sezon. Ne jemi ende atje, në Top 3 ose Top 4, kështu që nuk mund të ankohemi sikur të ishte shumë keq. Unë e shoh këtë ndryshe nga njerëzit jashtë”, ka shtuar futbollisti nga Zhegra e Gjilanit.

“Ne jemi një nga ekipet më të mira në Premierligë dhe në botë. Ne jemi njerëz normalë dhe jo robotë, kështu që mund të kemi ndonjëherë momente jo të mira dhe që ekipet tjera po përmirësohen çdo herë me rezultate dhe kjo është gjë normale në jetë”, thotë ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt.

“Ne luajmë në ligën më të mirë në botë dhe në këtë sezon mund ta shihni se çdokush mund ta mposhtë çdokënd. Pritet të jetë një sezon interesant. Lufta për titull është ende e hapur. Do të jetë speciale deri në fund nëse shkon në këtë rrugë”, përfundoi Shaqiri.

Ylli kosovar po luan më shpesh këtë sezon, ndërsa kishte përfunduar shpesh në bankinë që prej transferimit të tij në Liverpool në vitin 2018.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ka pritur në takim ambasadorin…