Në Obiliq vendosen kamerat e sigurisë
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me komandantin Sejdi Zeqiri në Stacionin Policor në Obiliq, kanë mirëpritur në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili ishte i shoqëruar nga drejtori i divizionit për siguri publike, Gazmend Hoxha dhe drejtori i drejtorisë rajonale, Fehmi Hoti, me ç’rast kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Obiliqit.
Në këtë takim, Gashi vlerësoi lart bashkëpunimin e jashtëzakonshëm institucional mes komunës dhe stacionit policor të Obiliqit.
Ai në këtë takim ka njoftuar për projektin e vendosjes së kamerave të sigurisë në qytetin e Obiliqit. Sipas tij, ky projekt është investim komunal, ndërsa mbikëqyrja e tyre do të bëhet nga Stacioni Policor i Obiliqit.
(Q.R / Epoka e re)