Në objektin e komunës së Kamenicës hapet një zyrë postare
Posta e Kosovës (PK) ka hapur një zyrë postare në hapësirat e Komunës së Kamenicës, në të cilën qytetarët kanë mundësi të kryejnë pagesa të ndryshme me provizionin më të ultë në vend.
Marrëveshja e nënshkruar të enjten ndërmjet kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, dhe kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, u jetësua edhe me përurimin e Zyrës Postare.
Me ketë rast, Hoxha ka uruar qytetarët e Kamenicës që nga sot iu krijuan kushtet që të gjitha shërbimet t’i kenë brenda një objekti, ndërsa iu bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave tjera të Kosovës që ta ndjekin e shembullin e Kamenicës, Gjilanit, Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Rahovecit, për t’i mundësuar Postës së Kosovës të ofrojë shërbimet postare sa më afër qytetarëve.
Posta e Kosovës, e licencuar nga BQK-ja për shërbimin financiar jobankar, ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizion shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare.