Në oborrin e Presidencës së Kosovës mbillet bredhi dedikuar Nënë Terezës

30 gusht 2023 | 13:12

Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Nënë Terezës”, bashkë me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Skënder Asani dhe biografin e Nënës Terezë, Dom Lush Gjergji, të mërkurën në oborrin e Presidencës së Kosovës, në kujtim të Shën Terezës, mbollën bredhin me farat e bredhit të shkatërruar të Nënë Terezës.

“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve ta kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve ndër të varfrit”, ka thënë presidentja Osmani.

May be an image of tree and text that says 'REPUBLIKAE KOSOVÊS PRESIDENTJA REPUBLIKA PREDSEDNICA Ky bredh origjinën nga bredhii shkatërruar Nënes Tereze nẽ Shkup. Eshtẽ mbjellur nga Shkëlqesia Presidentja Republikes Kosoves, Vjosa Osmani- Sadriu dhe Instituti Trashegimisẽ Shpirterore Kulturore Shqiptareve Shkup. This tree originates from destroyed Mother Teresa's tree Skopje. Itwas planted by Her Excellency, President the Republic Kosovo Vjosa smani-Sadriu and the Institute Spiritual and Cultural Heritage the Albanians- Skopje. Prishtine, gusht 2023 Prishtina, August 30th, 2023'

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Skënder Asani, ka thënë se bredhi dedikuar Nënë Terezës simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. “Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim”, ka thënë Asani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së…