Në operacionin ‘Shënjestra’, shkatërrohet rrjeti i trafikut të armëve që vinin nga Turqia

24 korrik 2019 | 16:21

Policia e Kosovës, pasi një hetimi prej tetë muaj, ka  zhvilluar sot një aksion të gjerë, ku ka konfiskuar një arsenal armësh të shkurtra dhe të gjata si dhe ka arrestuar 18 persona në lidhje me këtë rast.

Aksioni i Policisë ishte shtrirë në disa lokacione, si Gjilan, Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Pejë.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Rexhep Fetahu gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 27 lokacione, objekte banimi si dhe objekte përcjellëse.

 

Ai ka thënë se hetimi i grupit të dyshuar për trafikim me armë ilegale kishte filluar që më shumë se ketë muaj.

Sipas  tij,  disa nga të dyshuarit janë edhe recidivist të veprës dhe janë të njohur për policinë.

“Hetimet kanë filluar bazuar në informacione se personat e dyshuar kanë trafikuar armë nga Maqedonia Veriore pastaj ne territorin e Kosovës kanë tregtuar me to”, u shpreh Fetahu.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që këta persona trafikojnë edhe armë të tjera te zjarrin por kjo është një formë tjetër sepse këta trafikojnë arme nga Maqedonia dhe Serbia. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 18 persona dhe janë konfiskuar 57 arme 9000 fishekë 2 vetura 10 mijë euro 25 telefona. Te dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejshme”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë ndarjen e…