Në orën 14:30, kryeministri raporton për dialogun
17 shtator 2020
| 13:35
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:30, atëherë kur edhe do të raportojë për dialogun kryeministri Avdullah Hoti.
Kryeministri Hoti pritet të flasë për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë për normalizim ekonomik.
Të zgjedhurit e popullit gjatë ditës dështuan të miratojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e po ashtu disa rezoluta të LVV-së për pandeminë dhe Telekomin.