Në orën 15:00 vazhdon seanca e Kuvendit, diskutohet për pandeminë

27 prill 2021 | 12:53

Sot në orën 15:00 do të vazhdojë debati në Kuvend të Kosovës për menaxhimin e situatës me pandeminë nga Qeveria Kurti.

Kjo është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për medie nga Kuvendi i Kosovës.

Debat parlamentar për pandeminë është mbajtur edhe dje për disa orë në Kuvend.

Aty ka pasur disa pyetje drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë dhe akuza në mes të pozitës dhe opozitës.

Opozita e ka kritikuar qeverinë, saktësisht kryeministrin Albin Kurti që e ka injoruar seancën duke u  larguar nga aty sapo filloi diskutimi për pandeminë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se ka pritur…