Në orën 16:00 në QNR fillon numërimi i votave të ardhura me postë

16 nëntor 2021 | 12:01

Sot, në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë  që u takojnë 19 komunave ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve.

“Shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pritet të bëhet emërimi i ministrit të ri të…