Në orën 19:30 do të mbahet seanca e thirrur nga opozita

05 shtator 2018 | 18:24

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë me dije se seanca e jashtëzakonshme parlamentare e thirrur nga opozita për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë do të mbahet sonte në orën 19:30.

Ai ka deklaruar se seanca e Qeverisë e për votimin e ekipit për bisedime me Serbinë, e cila ka filluar dje, është shtyrë për t’u mbajtur një ditë tjetër.

Në seancën e opozitës, LDK-ja ka paralajmëruar se do ta paraqesë një rezolutë, përmes të cilës do të synojë që ta ndalojë presidentin e vendit, Hashim Thaçi që në dialogun me Serbinë të flasë për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës kishte paralajmëruar se biletat do…