Në Oslo u promovua libri i Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes”
Romani “Eskadronët e vdekjes”, i autorit të njohur, veprimtarit të qështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti u promovua para mergimtareve në Oslo të Norvegjisë, në praninë e shumë shkrimtarëve, intelektualëve dhe gazetarëve.
Autori i këtij romani shpalosi fakte të pakontestueshme të realitetit tonë tragjik të përshkruara me mjeshtri të jashtëzakonshme.
“Eskadronët e vdekjes” është një roman që duhet ta lexojë çdo person që ka përjetuar luftën në Kosovë apo që dëshiron të mësojë se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve etnik,
Bardhyl Mahmuti pati rastin të kembej mendime drejtpërsëdrejti me të pranishmit i cili iu përgjigj shumë pyetjeve për veprimtarinë e tij kolosale para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë si dhe situatën në Maqedoninë Veriore, nga edhe vjen autori.
Romani në fjalë tani është përkthyer edhe në disa gjuhë të tjera, dhe pritet që të përkthehet edhe në sërbisht për ta kuptuar edhe ai popull realitetin e hidhur që forcat serbe ushtruan ndaj popullit tonë. Romani u bota nga Qendra, Gjenocidi ne Kosove, “Plagë e hapur”.
Në “Eskadronët e vdekjes” autori gërsheton teknikën e romanit historik dhe kronikës si vepër letrare, të cilat i mundësuan t’i ofrojë lexuesit një pjesë të tragjedisë njerëzore që përjetuan shqiptarët gjatë zbatimit të politikës së gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.
Romani bazohet në rrëfime krejtësisht të vërteta dhe pasqyron në mënyrë të shkëlqyer një sintezë të praktikave që përdorte regjimi i Sllobodan Millosheviqit edhe ndaj kundërshtarëve politikë serbë.