Në Panairin e Librit të Vjetër, të premten përurohet “Shekulli XX” i Agron Shalës

09 dhjetor 2024 | 09:56

Më 11, 12 dhe 13 dhjetor (e mërkurë, e enjte, e premte), nga ora 10:00-17:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania” në Prishtinë do të organizohet edicioni V i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.

Përpos paraqitjes së librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur, në këtë edicion do të organizohen edhe disa përurime të librave e të veprave, bashkëbisedime me shkrimtarë dhe studiues dhe një orë letrare.

Në ditën e tretë të panairit, të premten (13 dhjetor), me fillim nga ora 14:00, do të organizohet bashkëbisedim me publicistin, studiuesin dhe artistin Agron Shala dhe do të përurohet libri i tij më i ri, “Shekulli XX” (pjesa e parë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 11, 12 dhe 13 dhjetor (e mërkurë, e enjte,…