Në Paris të Francës janë takuar udhëheqësit e dy policive nga Kosova dhe Tunizia
17 qershor 2022
| 10:57
Gjatë qëndrimit në Paris të Francës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka realizuar takimin e radhës me homologun e tij, Mourad Hassine, drejtor i përgjithshëm i Sigurisë Publike të Tunizisë.
Në këtë takim njoftues u diskutuan tema që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor në forma të ndryshme si dhe për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave policore që mund të shërbejnë për të dy policitë.
Duke e parë nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të sigurisë globale, të dy udhëheqësit e policisë shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në sfera të ndryshme.